Parashikimi i motit për 5 ditët që vijnë Qafë-Molla, Dajt, Tiranë, dhjetor 2019

Parashikimi i motit për 5 ditët që vijnë

09:01, 02/12/2019
A+ Aa A-

Java që nisi do të sjellë me vete ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Do të nisë me diell e vranësira, por gjatë së martës reshjet do të rikthehen në të gjithë vendin të herëpasheshme në jug dhe në formën e shtrëngatave.

Prej orëve të mesditës përgjatë lartësive malore e kodrinore në verilindje e lindje reshjet do të kthehen në dëborë. Reshjet do të ndërpriten gjatë së mërkurës, por duke sjellë rënie të ndjeshme temperaturash, veçanërisht në veri e verilindje, ndihmuar dhe nga era e ftohtë veriore si dhe mjegull e ngrica në zonat malore në orët e mëngjesit.

Më tej, siç shihet dhe në tabelë reshjet e shiut parashikohen lokale të përkohëshme. Ditën e premte temperaturat do të pësojnë rritje.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco