VIDEO/ Pamje drithëruese, karvani i ndihmave nga Kosova

VIDEO/ Pamje drithëruese, karvani i ndihmave nga Kosova

14:46, 27/11/2019
A+ Aa A-

Sot, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka dërguar ndihmat e para për të prekurit e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri.

Duke i përcjellë me shqetësim shumë të thellë ngjarjet e djeshme, anëtarët e Klubit të Prodhuesve por edhe kompani të tjera janë mobilizuar që të ju dalin në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

‘Ndihmat e para janë produkte të domosdoshme për të prekurit, ku janë dërguar mbi 200 ton produkte ushqimore, por edhe dyshek, batanije dhe produkte të ndryshme të sanitare.

Kompanitë të cilat këtë herë e kanë përkrahur këtë aksion humanitar janë Devolli Group (Blerim Devolli), M&Sillosi dhe Comodita (Shkëlqim Devolli), Rugove (Visar Kelmendi), Fluidi (Fejzulla Mustafa), Frutex (Shaqir Palushi) dhe Flutura (Gojart Kelmendi).

Klubi i Prodhuesve sinqerisht bashkë ndjenë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, me shpresën që numri i tyre të mos rritet dhe pasojat të jenë sa më të vogla.

Jemi me të gjithë të lënduarit dhe me ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga kjo katastrofë e natyrës’, thuhet në njoftimin e Klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 28/11/2019 03:10

Ta shofi Edi Rama qe teritorit e kosoves e beri Serbi, shikoje mer qen cfare njerezish jane kosovaret, bravo Kosove jeni nr1 ja pshurrët surratin Ramës.

Dritani27/11/2019 18:04

Per jete mirenjohje Kosoves! Zoti e bekofte kete vllazni.

Marko27/11/2019 18:00

Me të vërtetë është emocionuese por aspak e çuditshme,,, thjeshtë jep ndihmë vllai për vllain

renci27/11/2019 15:27

Emocionuese. Faleminderit Kosove.

Shto koment

Denonco