VIDEO/ ‘Lahuta e Malcis’ është shkruar nga Kadare, ja pyetjet e gazetarit për librat që nxjerrin zbuluar studentët

VIDEO/ ‘Lahuta e Malcis’ është shkruar nga Kadare, ja pyetjet e gazetarit për librat që nxjerrin zbuluar studentët

20:34, 20/11/2019

Panairi i Librit Tirana ‘2019’ ka vetëm pak ditë që ka ulur siparin dhe po të besojmë numrin e lartë të ndjekësve, duhet të besojmë se kemi edhe një popull që lexon shumë. Në fakt një vox pop me studentët e Fakultetit të Histori Filologji, i emisionit ‘Vizioni i Pasdites’ na sjell një realitet krejt të ndryshëm, gati edhe shqetësues. \

Studentët e këtij Fakultetit nuk e dinë kush e ka shkruar Lahutën e Malcisë, duke aluduar mes Kadaresë dhe Migjenit.

Disa nga përgjigjet e studentëve:

Gazetari: Po librin “Lahuta e Malcis” nga Kadare e lexuat këtë vit në panair?

Studentja: Këtë vit në panair jo, e kam lexuar që në shkoll të mesme kështu që jo…

Gazetari: Po “ Lahuta e Malcis” nga Kadareja është shkruar apo…?

Studentja:  Nuk është shkruar nga Kadareja, më duket është shkruar nga Migjeni…

Gazetari: Këtë “Lahutën e Malcis” të Kadaresë e ke lexuar?

Studenti :  Po e kam lexuar dhe pse nuk është autori im i preferuar….

Ndiqni më poshtë videon e plotë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco