Doktori i njohur, Dogjani: Nëse vazhdon ikja e mjekëve, nuk do të kemi ku të vizitohemi

Doktori i njohur, Dogjani: Nëse vazhdon ikja e mjekëve, nuk do të kemi ku të vizitohemi

14:52, 08/11/2019
A+ Aa A-

President i Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale, doktor Agron Dogjani, ka ngritur alarmin sot për largimin në masë të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

'Është më të vërtetë e dhimbshme, - tha Dogjani për këtë fenomen. - Unë lektroj edhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe një pjesë e madhe e studentëve të mi tashmë kanë emigruar. Nuk do ta shikojmë pasojën sot, por në vite.

Edhe spitali ynë është prekur. Ne kemi në disa specialitete, mungesë të kuadrit mjekësor.

Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS. Të gjejë mjetet që t’i mbajmë këto kontigjente. Është truri i kombit. Mbajeni mend: mbas disa viteve nuk do të kemi ku të vizitohemi!

Ne vetë tani kemi mungesë personeli, mbi 5 reanimatorë, - nënvizoi Dogjani lidhur me Spitalin e Traumës.

Kemi 8 deri 9 reanimatorë që mbulojnë të gjithë punën voluminoze, si të Kirurgjisë, të Traumës ashtu edhe të Kirurgjisë elektive ose kirugjisë së planifikuar.

Shqipëria mban një vend rekord për sa i përket numrit të aksidenteve, si atyre automobilistike, ashtu edhe të mënyrave të tjera të traumave. Vetëm në muajin gusht kemi pasur dyfishim të numrit të traumave krahasuar me një vit më parë," theksoi profesori i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco