Fatkeqësia përmbi skamjen, 33 vjeçari i paralizuar, i përgjërohet Manastirliut: Shëromëni, kam 2 fëmijë të vegjël!

Fatkeqësia përmbi skamjen, 33 vjeçari i paralizuar, i përgjërohet Manastirliut: Shëromëni, kam 2 fëmijë të vegjël!

14:02, 31/10/2019
A+ Aa A-

Bujar Biçaku, 33 vjeç, i paralizuar, baba i 2 fëmijëve të vegjël, ka mbledhur forcat e pakta që i kanë mbetur për t’i bërë një thirrje Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për ta ndihmuar të operohet jashtë vendit.

Bujari, gruaja e tij, motra....e gjithë familja në varfëri ekonomike, që nuk e ka lënë vetëm asnjë çast  tek Spitali i Traumës,  i përgjërohen përmes kamerave ministres që Bujari të dërgohet jashtë vendit për t’u operuar, së paku sa për të qëndruar në një karrige me rrota, jo në shtrat...

33-vjeçari po vuan çdo ditë brenda spitalit të Traumës, prej tre muajsh, pasi një aksidenti në lumë, përplasjes me një shkëmb, që i dëmtoi shtyllën kurrizore dhe e la të paralizuar.

Pas ndërhyrjeve që i bënë mjekët shqiptarët, nuk pati asnjë përmirësim në shëndetin e tij.

Fatkeqësia zmadhohet pasi ai është babai i dy fëmijëve të vegjël dhe burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e varfër.

Shëndeti i tij po përkeqësohet nga tronditja tek shikon se si familja e tij e varfër po rrënohet duke marrë borxhe për të paguar mjekimin e tij....

Për këtë arsye, teksa dëgjon  bashkëshorten dhe motrën që bëjnë apel për ndihmë, Bujari vetë mbledh energjitë që po i shuhen dhe kërkon ndihmë nga të gjithë njerëzit, jo vetëm nga shteti: " Ndihmomëni, kush ka ka mundësi, faleminderit...! Kam tre muaj vetëm duke qarë...."

Motra e 33-vjeçarit tregoi në SYRI TV se shëndeti i vëllait po rëndohet shumë dita dita ditës prej merakut që ai ka për gjendjen ekonomike të familjes: “I kemi kërkuar ndihmë shtetit, Ministres së Shëndetësisë, tre javë dhe nuk na kanë kthyer përgjigje. Ata mund të kthejnë përgjigje pas një muaji, pas tre muajsh ndoshta, por gjendja e tij nuk pret....”

Kurse gruaja e Bujarit nuk arrin dot të flasë... Mezi pohon me buzët që i dridhen se sa keq po e përjetojnë dhimbjen, që u shtrihet përpara syve.”

Ndiqni kronikën, gazetarja Dea Dervishi e SYRI TV e takoi vetë Bujarin:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku31/10/2019 14:35

Nuk i plas fare (derr)bytha asaj qepaze femër që e ka mendjen tek konçesionet, ppp, tendera, ilaçe të skaduara e kush më tepër ka për atë, le ti shtojë.

Shto koment

Denonco