Meteorologët ushtarakë: Moti që presim 5 ditët e ardhshme, kur nisin shirat Ndërlysa, Shkodër, teor 2019

Meteorologët ushtarakë: Moti që presim 5 ditët e ardhshme, kur nisin shirat

11:10, 27/10/2019
A+ Aa A-

Një javë e re fillon nga dita e nesërme ndërsa moti mbi vendin tonë ditët e para të javës do të vijoj i kthjellët për të ardhur më pas paqëndrueshmëria.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë tre ditët e para të javës, e hënë, e martë, e mërkurë, do të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira fare të pakta kalimtare mbi relievet malore. Era do të fryjë e qetë deri në 10m/s, ndërsa për t'u theksuar është se gajtë orëve të mëngjesit do të ketë mjegull / mjegullinë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Duke nisur nga dita e enjte, përfshi dhe ajo e premte, moti pritet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale me diell. Në orët e pasdites të ditës së enjte do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të vijojnë edhe përgjatë ditës së premte por aktiviteti i tyre do të jetë kryesisht në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco