FOTO/ Babai i dy fëmijëve në luftë me jetën. Apeli i vëllait: Ju lutem na ndihmoni

FOTO/ Babai i dy fëmijëve në luftë me jetën. Apeli i vëllait: Ju lutem na ndihmoni

22:52, 13/10/2019
A+ Aa A-

Rasti që publikojmë është ai i një 33-vjeçari nga Kavaja, i cili për shkak të një aksidenti të ndodhur në muajin korrik, prej 3 muajsh ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në luftë me jetën.

I paralizuar në pothuajse në të gjithë trupin, babai i dy fëmijëve ka dëmtime serioze në qafë dhe në kokë dhe shpëtimi i tij është vetëm kurimi mnë Turqi.

Vëllai i tij kërkon ndihmën e shqiptarëve që 33-vjeçarit ti shpëtohet jeta dhe të mund të ecë sërish.

Mesazhi i vëllait për Syri.net:

Une qe po ju shkruaj jam Altin Bicaku dhe po ju kerkoj ndihme per vellain tim Bujar Bicaku. Vellai im, 33 vjec me dy femije te vegjel, pesoi nje aksident shumi te rende ne korrik dhe eshte i shtruar tek Spitali Ushtarak. Ka keputur 3 rruazat e qafes dhe ka nje çarje ne koke 20 centimetra..

Jane kryer dy operacione, nje ne kok, dhe nje ne qafe  ku jan vendosur 3 proteza. Po ben 3 muaj i shtruar ne spital dhe eshte i paralizuar në të gjithë trupin, leviz vetem koken.

Gjendja e tij eshte shume rende pasi as temperatura nuk i ulet per asnje cast.

Sipas doktoreve, vetem ne Turqi mud te behet nje operacion i cili mund ti lejoje vellait te ece serish. Mamin e kam down, ndersa babain te verber dhe nuk kemi mundesi ekonomike.

Edhe shtepin e vellait e prishi termeti.

Nuk ka jete nese nuk kryhet operacioni.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco