Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Shqiptari që ndërton lodra për pumat e vogla dhe punon sot për ‘Four Paws’

VIDEO/ Shqiptari që ndërton lodra për pumat e vogla dhe punon sot për ‘Four Paws’

14:36, 07/10/2019
A+ Aa A-

Blandi, një i ri shqiptar që ka studiuar për veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës,  që nga tetori i vitit 2018 po punon me “Four Paws”, organizatën botërore të mbrojtjes së kafshëve, “Katër Putrat”.

Blandi Mustafai tregon në një intervistë se prej disa javësh ai ndodhet në Gjermani në “Tierart”,  në Strehën e kafshëve të egra që të përfitojë eksperiencë dhe të ndihmojë ekipin në trajtimin e kafshëve të egra.

Blandi rrëfen se  kafsha e tij më e dashur është Tikam, një këlysh pume, i cili ka pasur një histori shumë shumë të trishtuar, por që kur ishte sjellë në Gjermani, për të po bëhej gjithë ç'ishte e mundur. Meqënese Tikam është ende i vogël, atij i jepen objekte dhe lodra, që të vërë në punë muskujt e tij dhe trurin, ashtu siç do të bënte në gjendje natyrore.

"Këtë punë mendoj se e dashurova që në çastin që pashë atë vogëlush, thotë Blandi, - ndaj unë vendosa t’ia dedikoj gjithë jetën time, jo vetëm pse i adhuroj, por sepse mendoj se ato nuk kanë një zë për veten e tyre. Njerëzit duhet të veprojnë, të bëhen zëri i tyre, nëse duan vërtet t’i kenë kafshët edhe për gjeneratat që vijnë.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco