Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete/ Ende shanse për të fituar një degë studimi

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete/ Ende shanse për të fituar një degë studimi

21:52, 30/09/2019
A+ Aa A-

Me mijëra maturantë që kanë mbetur pa u regjistruar në universitete kanë ende shanse për të fituar një degë studimi. Sot nisi raundi i dytë i regjistrimeve dhe ka 18 mijë kuota të lira. Gjithësesi disa degë janë plotësuar që në fazën e parë. 

në rang vendi janë rreth 18 mijë kuota të lira që nga sot do të jenë në dispozicion të maturantëve.

Dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Sadri Laçi shprehet për Ora News se, kanë ngelur bosh dhe rreth 40% e kuotave.

"Te Gjuhë Letërsia është realizuar gati e plotë kuota e parashikuar janë pranuar 142 në raundin e parë nga 165 që është kuota totale, Gjeografia është realizuar në masën mbi 50%", shprehet ai.

Dekani ngre dhe një shqetësim kur thotë se mesatarja 7.5 e vendosur për programet e mësuesisë ka penalizuar maturantët.

Sipas tij ky kriter duhet të ishte vendosur për ciklin e dytë të studimeve.

"Studentët ishin të papërgatitur për këtë notë mesatare, u vunë përballë faktit të kryer dhe praktikisht janë penalizuar një pjesë e atyre që kanë dashur të ndjekin mësuesinë. Nuk mund të penalizohen studentë që vinë të studiojnë në Histori dhe nuk shkojnë në mësuesi por në marrëdhënie ndërkombëtare, studime europiane dhe drejtime të tjera në Master", deklaron dekani Laçi.

Raundi i dytë i regjistrimeve përbëhet nga 5 faza dhe përfundon më 9 tetor.

Degët më të kërkuara si mjekësi, infermieri apo arkitekturë janë plotësuar që në raundin e parë. Ndaj kush priste raundi e dytë duhet të hedhë sytë në një tjetër profil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco