Shtohen vranësirat, shira në mesditë në disa qarqe të vendit Rrugës Fierzë - Qafë mali. Shtator 2019

Shtohen vranësirat, shira në mesditë në disa qarqe të vendit

07:13, 06/09/2019
A+ Aa A-

SHMU njoftoi se ditën e premte, moti në vend parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej pakësim i tyre.

Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën. Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.

Temperaturat pritet të shënojnë në:
vendet malore 16 deri në 29°C
vendet e ulëta 18 deri në 33°C
vendet bregdetare 20 deri në 32°C/ SHMU/Foto/A.Diku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco