Sot dita e fundit e Verës 'zyrtare', ja kur nis ulja e temperaturave Fshati Niçë, Korçë. Gusht 2019

Sot dita e fundit e Verës 'zyrtare', ja kur nis ulja e temperaturave

08:05, 31/08/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore në Europën Verirore e cila po mban në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të stabilizuar.

E shtunë, 31 gusht  2019
So është dita e fundit e Verës meteorologjike. Dita do të dominohet nga kthjellimet dhe prani të vranësirave kalimtare në ultësirën Perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale  6 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë larta.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   16/32°C 

Zonat e  ulëta    18/36°C

Zonat  bregdetare  22/34°C

Kurse Kosova sot për ditën e Shtunë dt 31 Gusht 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes deri në  33°C gradë Celcius në mesditë.

E diel, 1 shtator 2019
E diel, 1 shtator 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale  6 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   15/29°C 

Zonat e  ulëta    18/36°C

Zonat  bregdetare  22/32°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco