ALARMI/ Kushtet dhe pagat skandaloze detyrojnë 6500 infermierë të largohen

ALARMI/ Kushtet dhe pagat skandaloze detyrojnë 6500 infermierë të largohen

17:42, 26/08/2019
A+ Aa A-

Shoqata e Infermierëve ngre shqetësimin se largimi masiv i personelit shëndetësor do të shkaktojë pasoja të rënda në këtë sektor.

Elson Jaçaj thotë se në dy vite kanë lënë detyrën 6 mijë e 500 infermierë ndërsa kjo shifër pritet të rritet akoma në muajt në vazhdim.

Në radhët e atyre që duan të largohen nga Shqipëria janë edhe mjekët e infermierët. Të joshur nga pagat e larta shumë prej tyre janë duke ndjekur kurset e gjuhës gjermane për të nisur më pas punë në këtë shtet.

Elson Jaçaj, nga Shoqata e Infermierëve ngre shqetësimin se vala e madhe e largimeve do të shkaktojë pasoja të rënda në sektorin e shëndetësisë.

Elson Jaçaj, shoqata e infermierëve: Fluksi i madh i punës është rritur, por numri i personelit shëndetësor është i njëjtë ose po ulet dhe infermieri me eksperiencë do të bëjë dyfish pune. Me një barë të tillë shërbimi shëndetësor do të ketë një ulje të nivelit të tillë.

Dy vitet e fundit janë larguar nga vendi afro 6 mijë e 500 infermierë, ndërsa nga Qendra spitalore Universitare Nënë Tereza kanë lënë detyrën rreth 150 punonjës.

Elson Jaçaj, shoqata e infermierëve: Nëse në QSUT është kaq e dukshme, e njëjta situatë po ndodh edhe në spitale të tjera rajonale.

Ky fenomen ka prekur jo vetëm spitalet shtetërore, por edhe spitalet private. Dihet që në vendin tonë paga është faktori kryesor, por edhe kushtet e punës, që tashmë shumë infermierë nuk po ankohen edhe spitalet private.

Jaçaj thotë se të dhënat alarmante duhet të zgjojnë qeverinë, e cila duhet të rrisë pagat e mjekëve dhe infermierëve si dhe të përmirësojë kushtet e punës.

Elson Jaçe, shoqata e infermierëve: Duam që ata jo të merren ne fasada dhe premtime, por gjërat reale dhe nevoja që shikojnë në shëndetësi të jenë më të prekshme. Pra nëse shikon që infermierët po ankohen për kushte pune.

Vetëm përgjatë vitit të shkuar, sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, kanë lënë vendin 164 mjekë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mehmet Ismaili26/08/2019 18:47

Nuk ke si ben krahasim rrogash me Gjermanine apo vendet e tjera sepse jetesa eshte ndryshe ne vende te ndryshme ??Sa eshte qeraja ne Gjermani apo taksat dhe sa Jane ketu apo cmimet e ushqimeve etjera shum ndryshe ? Atehere mjeket ne shqiperi marrin tipse te medhaja dmth marrin leke nga njerezit dhe leke shume dhe ka prej atyre qe fitojne me miljona ne dite sidomos ATA qe kryejme operacione kjo eshte e vertete dhe askush nuk e Mohon sepse e Kam hasur me syte e mi dhe pa leke ATA sbejne asgje te mire.Doktorrat ne shqiperi Jane tejet te korruptuar me zi se sistemi gjyqsor KY eshte realitet ndac pranojeni ndac MOS e pranoni.Doktorret ne shqiperi Kan dy Pune si ne shtet ashtu tek privati dhe keta Jan njerezit me te korruptuar me Shqiperi dhe me mafiozet ???. Kete e Kam hasur ne praktike kur Kam pasur hall me te afermit e mi.Ky eshte realitet.Ne Shqiperi CDO institution eshte I kalbur nga korrupsioni. Dhe keto zgjidhen vetem duke pregaditur doktorret e rinj me zemer humane dhe duke rritur mire rrogat por Jo me te drejte e ushtrimit te detyres se tyre ne te njejten kohe si ne shtet ashtu dhe tek privati.

Kot26/08/2019 18:33

ore shteti mire i paska keni spitalin amerikan nje infermier/e merre 280 mije leke te vjetra me pak se nje sanitare, te ikin sa ti qijne rrobt se sbehet ky vend

Shto koment

Denonco