VIDEO/ Një ditë në Valbonë, mes bukurive dhe problemeve të zonës

VIDEO/ Një ditë në Valbonë, mes bukurive dhe problemeve të zonës

14:11, 18/08/2019
A+ Aa A-

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës.

Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.

Një luginë e bukur që shtrihet nën këmbët e Bjeshkëve të Namuna, duke i ndarë këto malet shtatlarta për të krijuar këtë panorame kaq të bukur të natyrës malore.

Vetë emri Valbonë, siç thotë historia dhe gojëdhëna, vjen nga një vizitor i huaj, prift italian, i cili kur erdhi nga Thethi dhe doli në Qafë të Valbonës e quajti Valbonë-Vale Buona-Luginë e Mirë. Sot është një nga vendet më të vizituara në Verilindje të Shqipërisë.

Sipas statistikave nga Policia e Tropojës numri i turisteve është në rritje kryesisht dominojnë turistë të ardhur nga Holanda dhe Gjermania.

Shtegu më i frekuentuar është kalimi nga Valbona në Theth apo anasjelltas dhe Shtegu Valbona -Maja e Rosit për të dalë në Plave e Guci, shkruan gazetari Ermal Hallaçi në kronikën e tij të përgatitur në Valbonë.

Këto të dy janë shtigjet më të frekuentuara nga Turistët.

Por të shumtë janë ata turistë të cilët kanë edhe kritika e tyre, për sa i përket pastrimit, mbeturinave apo shëmimit në restorante, që nuk është në nivelin e duhur.

Një shërbim tjetër korrekt është edhe shërbimi shëndetësor në Valbonë që qëndron 12 orë e hapur dhe gjatë natës me orare të reduktuar në shërbim të turisteve dhe banorëve të zonës.

Deri tani në qendrën shëndetësore në Valbonë janë paraqitur rreth 1000 pacientë të huaj.

Natyra e bukur, monumentet e natyrës dhe të kulturës, arkitektonika e ndërtimeve, tradita, doket dhe zakonet e kanë vendosur Valbonën në majën e listës së vendeve më të vizituara nga turistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco