Moti për sot/ Ja si ndryshon koha gjatë pasdites

Moti për sot/ Ja si ndryshon koha gjatë pasdites

07:59, 19/07/2019
A+ Aa A-

Duket se me afrimin e fundjavës, moti do të ketë përmirësime duke krijuar kushte për të bërë plazh.

Edhe pse temperaturat janë rritur në krahasim me fillimin e kësaj jave, sërish reshjet e shiut do të jenë prezente në disa zona të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme:

Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës.

Përgjatë zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 2-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore 15 deri në 30°C

Vendet e ulëta 16 deri në 33°C

Vendet bregdetare 17 deri në 32°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco