Rrëfimi tronditës/’Burri më rrahu me kabull korrenti, do më vrasë’

Rrëfimi tronditës/’Burri më rrahu me kabull korrenti, do më vrasë’

13:38, 18/06/2019

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Viola Dodaj tregoi për historinë e saj si dhe bëri apel për të marrë në kujdestari fëmijët.

Ajo rrëfeu se u martua me bashkëshortin në vitin 2011, nga martesa erdhën në jetë tre fëmijë. Gruaja rrëfen se problemet kanë nisur që në vitin e parë të martesës. Ajo thotë se është dhunuar sistematikisht nga ish bashkëshorti, i cili asokohe luante bixhoz. Nëna e tre fëmijëve vendosi ta denoncojë për dhunë në familje për herë të parë bashkëshortin në vitin 2015, por asokohe e ndodhur në dilemë për të mos lënë fëmijët pa baba, ajo e tërhoqi denoncimin dhe e fali.

Bashkëshorti edhe pas kësaj situate nuk ndryshoi qëndrim, sërish në familje filloi dhuna. Gruaja rrëfen se është rrahur me kabull korenti dhe dhunuar në mënyrë çnjerëzore, madje edhe është kërcënuar me vdekje. Në tetor të këtij viti e gjendur përballë kësaj situate ajo vendosi të largohet nga banesa ku jetonte sëbashku me burrin, fëmijët dhe prindërit e tij. Ajo mori me vete dy fëmijë dhe bëri denoncimin në polici.

Disa muaj më vonë bashkëshorti kërkoi të takonte fëmijët, gruaja edhe pse me urdhër mbrojtje ia lejoi atij takimin. Babai i mori fëmijët dhe i mbajti një javë. Nëna rrëfen se edhe pas kësaj historie sërish është dhunuar nga bashkëshorti.

“Shkova me marr fëmijët tek kalaja, aty nuk ishin fëmijët, ishte vetëm Andrea. Ai më ka thënë se këtu ishte dita ime e fundit në jetë. Më ka marrë zvarrë, më ka futur në një tunel nga ora 11 deri në 16 kam luftuar me dhunën e tij. Unë i lutesha: Të lutem mos me vrit se dua të shoh edhe njëherë djalin. Mirë që i ra të fikët, nuk e di çfarë i ndodhi se unë nuk e godita fare, por shyqyr zotit munda të shpëtoj. Kam ikur dhe kam njoftuar policinë. Policia erdhi po atë nuk e kapën fare”,- tregon Viola.

Kjo që ndodhi e shtyu atë t’i bënte sërish denoncim dhe të merrte sërisht urdhër mbrojtje. Sot nëna ndodhtet jashtë Shqipërisë, sepse kërcënohet me jetë. Gruaja bën apel për ndihmë dhe për ribashkim me fëmijët.

“S’kam asnjë javë që kam ardhur jashtë vendit dhe njëkohësisht pres vendimin e gjyqit. Kam shuëm frikë se gjyqtarja nuk do mi lëjë mua. Edhe këtu ai ka arritur e më sjell mesazhe kërcënuese”, shton Viola.

“Në gjyq më thotë fëmijët do t’i marr unë. I kam thënë që mund t’i marrësh fëmijët për njëfarë kohe me lekë, por unë do luftoj për ta. Ai më ka kërcënuar, më ka thënë unë më parë të vras ty se sa të marrësh fëmijët”,- tregoi ndër të tjera Viola.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco