3 ditë festë dhe 60 Dj ndërkombëtarë/ Shëngjini çel sot sezonin turistik

3 ditë festë dhe 60 Dj ndërkombëtarë/ Shëngjini çel sot sezonin turistik

16:37, 31/05/2019
A+ Aa A-

Përgatitjet tashme kanë përfunduar. Plazhi i Shëngjinit është sistemuar. Të premten në mbrëmje çelet sezoni turistik. Aktivitetet startojnë me festivalin e muzikës elektronike tek Rana e Hedhun .

Mbi 8 mijë vizitorë do të shijojnë muzikën elektronike nga 60 dixhei të njohur botërorë.

Turistët e parë kanë mbërritur. Mbi 8 mijë vizitorë nga e gjithë bota do të shijojnë atmosferën. Drejtor i UNUM festival premton argëtim për të gjithë.
Muse Cessay, Drejtor i Unim Festival shprehet se, “është e rëndësishme që të vijnë ta shijojnë, shohin dhe t’ua shpjegojnë edhe të tjerëve”.

“Data 1 qershor shënon edhe fillimin e sezonit veror dhe nuk ka më mirë se të fillojë me një aktivitet artistik”, deklaroi kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Gjatë 3 ditëve festive në skenat e realizuara në Shëngjin do të ngjiten rreth 60 Dj të njohur ndërkombëtarë. 

Kronika e Abc News:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco