Temperatura në rritje dhe.../ Ja surprizat e motit për nesër

Temperatura në rritje dhe.../ Ja surprizat e motit për nesër

23:42, 25/05/2019
A+ Aa A-

Mot i ngrohtë dhe reshje shiu. Ky është parashikimi për ditën e nesërme.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në zonat malore dhe ato pranë tyre priten reshje të dobëta gjatë pasditeve.

Ndërsa në zona të kufizuara, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

Sa i përket temperaturave, në vendet e ulëta termometri do të shënojë 25 gradë celsius.

RESHJET

Nesër (e diel dt.26) në zonat malore dhe ato pranë tyre priten reshje të dobëta gjatë pasditeve, ndonëse mundësia është më e vogël sesa dje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 24 °C

në vendet e ulëta: 14 / 25 °C

në vendet malore: 9 / 23 °C

ERA

Nesër (e diel dt.26) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco