E martë me shira, pritet të jenë edhe të dendur Culaj, Shkodër, maj 2019

E martë me shira, pritet të jenë edhe të dendur

07:27, 07/05/2019
A+ Aa A-

Edhe sot vendi yne do karakterizohet me vranësira të cilat herë pas here do sjellin reshje shiu ku nuk përjashtohet mundësia që në një interval kohe të shkurtër të jenë të dendura.

Vranësirat do jenë më të dukshme në zonën lindore. Por mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco