Vazhdon moti i paqendrueshëm, me shtrëngata shiu dhe intervale me diell Peshkopi, prill 2019

Vazhdon moti i paqendrueshëm, me shtrëngata shiu dhe intervale me diell

07:19, 01/05/2019
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se paqendrueshmëria  e motit do të vijojë edhe sot, në datën 1 maj. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale me diell. Deri në orët e mesditës në veri e qendër të vendit reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të reshjeve të ulët e mesatar. Në formë të lokalizuar, shtrëngata në veriperëndim të vendit. Në jug reshjet në intensitet të ulët e zonale.

E pranishme do të bëhet mjegullina nga reshjet. Në orët e mbrëmjes moti në përmirësim.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 1-2.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7°C deri në 18°C
në zonat e ulëta 8°C deri në 21°C
në zonat bregdetare 10°C deri në 21°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco