Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shi dhe temperatura në ulje/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Shi dhe temperatura në ulje/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:30, 29/04/2019
A+ Aa A-

Vijon moti me vranësira dhe me reshje lokale edhe ditën e nesërme.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, ditën e nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, ku ai i Lezhës pritet të ketë sasisë më të madhe.

Sa i përket temperaturave, termometri do të shënojë 16 gradë në vendet e ulëta, ndërsa minimalja do të regjistrohet në vendet malore me 5 gradë celsius.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

nesër (e martë dt.30) reshjet pritet të jenë mesatare në qarkun Lezhë. Në qarqet e tjera të vendit, ato pritet të jenë të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 15 °C

në vendet e ulëta: 10 / 16 °C

në vendet malore: 5 / 12 °C

ERA

nesër (e martë dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco