Vranësira, reshje shiu dhe... / Ja si parashikohet të jetë fillimi i Majit

Vranësira, reshje shiu dhe... / Ja si parashikohet të jetë fillimi i Majit

17:28, 28/04/2019
A+ Aa A-

Fundjava e fundit e muajit prill u karakterizua nga moti i paqëndrueshëm, mes reshjeve të shiut dhe diellit. Kështu do të jenë edhe ditët në vijim.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, e hëna do të vijojë të jetë me reshje të dobëta shiu në disa qarqe të vendit, fenomen që do të vijojë edhe në dy ditët në vijim, ndërsa temperaturat mbeten relativisht të ulëta, duke mos i kaluar 23-24°C deri të enjten.

Përgjithësisht, java e parë e muajit maj do të vazhdojë të karakterizohet nga vranësirat dhe reshje shiu.

PARASHIKIMI METEO për nesër, e hënë 29 Prill 2019:

RESHJET

nesër (e hënë dt.29) reshjet pritet të jenë të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërsa në pjesën më të madhe të qarqeve ato pritet të jenë lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C

në vendet e ulëta: 11 / 19 °C

në vendet malore: 3 / 16 °C

ERA

nesër (e hënë dt.29) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco