U mashtruan për rrugën e fshatit, banorët e Lubonjës bllokojnë punimet e TAP

U mashtruan për rrugën e fshatit, banorët e Lubonjës bllokojnë punimet e TAP

08:35, 03/04/2019
A+ Aa A-

Mëngjesi i së mërkurës i ka gjetur në protestë banorët e Lubonjës. Ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë mjetet e TAP të vijojnë punimet pasi kërkojnë nga kompania që të shtrojë rrugën e fshatit.

"Kemi dy vite që mashtrohemi nga TAP. As shteti s'ka bërë asnjë gjë. Jetojmë si në mesjetë. Jemi zonë shumë e varfër. Në raste sëmundjesh apo dhe fëmijët në shkolle duhet të paguajmë automjetin 30 mijë lekë që të shkojmë në Korçë. Nuk e përballojmë dot" shprehen banorët, shkruna ora news.

Banorët  paralajmërojnë se do të flenë në rrugë dhe nuk do të ndalin protestat nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet.

"Deri sa të plotësohet kërkesa jonë. Bëhet fjalë për 6 km. Jemi rreth 600 banorë që jetojmë si në mesjetë" thonë banorët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco