Bektashinjtë festojnë sot Sulltan Novruzin

Bektashinjtë festojnë sot Sulltan Novruzin

08:32, 22/03/2019
A+ Aa A-

Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit.

Sulltan Novruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut.

Në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota.

Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Teqeja më e madhe ndodhet në SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë aty.

Çfarë simbolizon kjo festë?

"Nevruzi" vjen nga persishtja dhe do të thotë “Ditë e re”, ndërsa "Sulltan" është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Në shekullin XX-të dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar

Image

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane njoftoi se sot organizon gjatë gjithë ditës, festën e Sulltan Novruzit. Ceremonia fillon në orën 10:00 në ambientet e Kryegjyshatës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni22/03/2019 09:05

atyre pak vetave nga ju qe doni te dukeni demokrate ju kujtoj por nuk ju uroj se eshte 27 vjetori i permbysjes se komunizmit....nga Partia qe keni uzurpuar

Shto koment

Denonco