VIDEO/ Dëmtohet në Pogradec, avokati e transferon në Fier për të fituar dëmshpërblimin

VIDEO/ Dëmtohet në Pogradec, avokati e transferon në Fier për të fituar dëmshpërblimin

21:22, 13/03/2019
A+ Aa A-

Emisioni “Stop” në Tv Klan, gjatë punatës së sotme, trajtoi rastin e një punëtori në Pogradec që pësoi aksident në punë dhe që dyshohet se ka rënë viktimë e një skeme makinacioni për të përfituar dëmshpërblim të majmë në gjykatë.

Aleko Beqiri, banor i Pogradecit u aksidentua në vendin e punës në vitin 2017. Ai punonte në një fabrikë që prodhon karrike. Ai  përdori ashensorin e objekteve dhe jo atë për punonjësit, e për pasojë theu këmbën pasi u këputën kavot.

Punëtori Beqiri u trajtua me të gjithë shërbimet mjekësore pasi ishte i siguruar në punë. Punishtja u kujdes për gjithçka dhe Aleko Beqiri u rikuperua plotësisht. Por, çështja përfundoi në gjykatë, pasi punëtori kërkoi dëmshpërblim. Këtu nisin dyshimet për një skemë të organizuar, sepse çështja transferohet në Gjykatën e Fierit dhe nuk zhvillohet në Pogradec.

Avokati Ardian Dauti e transferoi gjendjen civile të Alekos në Fier, ku kishte njohjet e veta brenda sistemit të drejtësisë; gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani. Deri tani në dy shkallët e para të gjyqësorit Aleko Beqiri ka fitur të drejtën e dëmshpërblimit në vlerën e 150 milionë Lekëve të vjetra, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Lartë.

Nga ana tjetër, vetë Aleko Beqiri dhe bashkëshortja e tij pohojnë se gjithçka është sajuar nga avokati Ardian Dauti, i cili u ka kërkuar atyre më shumë se gjysmat e parave të dëmshpërblimit që do të marrë me vendim gjykate.

Çështja tashmë është në Gjykatën e Lartë dhe pritet vendimi përfundimtar. Nga investigimi i “Stop” dhe kamerat e fshehta duket qartë se bëhet fjalë për një skemë të ndërtuar nga avokati me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit në shifra të larta përmes vendimeve të favorizuara gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco