Situata te 'Petro Nini'/ Banorja flet për Syri.net: Nuk veproi Përmbarimi, por nipërit e 'pronarit'

Situata te 'Petro Nini'/ Banorja flet për Syri.net: Nuk veproi Përmbarimi, por nipërit e 'pronarit'

16:09, 11/03/2019
A+ Aa A-

Në një prononcim për Syri.net, banorët e banesës që u bë kryefjalë e ditës në media dhe rrjetet sociale, pretendojnë se marrja e pronës po u bëhet në mënyrë të padrejtë dhe në mënyrë abuzive.

Të çpyetur nga gazetari Alen Xhelili, se cila cila do të ishte marrëveshja e duhur? Një prej banorëve është përgjigjur prerazi: “Nuk ka marrëveshje, do të na nxjerrë pa gjë. Nuk mendoj se mund të ketë marrëveshje”.

Ajo shpjegoi edhe rrugën që është ndjekur dhe do të ndiqet:

“Ne jemi në gjyq. Për të hedhur vendimin e Blerina Muçës. Jemi edhe në proces legalizimi. Gjyqtarët që na kanë bërë gjyqin ngecën në vetting. Sot erdhi Përmbarimi, por nuk vepruan ata por nipërit e Aleksandër Gavocit. Në mënyrë individuale dhe jo shtetërore e ligjore. Po shqyenin derën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco