Bëni gati qirinjtë/ Ja zonat në Tiranë që s'do të kenë drita 3 ditët e ardhshme

Bëni gati qirinjtë/ Ja zonat në Tiranë që s'do të kenë drita 3 ditët e ardhshme

23:29, 10/03/2019
A+ Aa A-

Për tre ditët e ardhshme, disa zona të Tiranës pritet të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike, ndaj bëni gati qirinjtë.

Sipas OSHEE, për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

Nesër, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos se Ujit, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

Në 12 mars, pa energji do të mbetet zona pranë Sanatoriumit, ndërsa në 13 mars, pa energji do të mbetet zona pranë ish- Uzinës Traktori. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco