Nis përkeqësimi gradual i motit në Shqipëri dhe në Kosovë Karavasta, mars 2019

Nis përkeqësimi gradual i motit në Shqipëri dhe në Kosovë

07:57, 10/03/2019
A+ Aa A-

Sipas IGJEUM, sot pasdite, e diel 10 mars, dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës kryesisht në terrenet kodrinore-malore. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta

Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.

Në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 18 °C
në vendet e ulëta: 8 / 20 °C
në vendet malore: -1 / 14 °C

Sot pasdite era pritet te fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër pritet të jetë mesatare deri e fortë.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco