Qëndresa: Kam qënë një fëmijë i prekur nga kanceri, por... unë e munda atë!

Qëndresa: Kam qënë një fëmijë i prekur nga kanceri, por... unë e munda atë!

07:20, 05/03/2019
A+ Aa A-

Politikania e re shqiptarezvicerane nga Zyrihu, Qëndresa Sadriu, në fëmijëri ka qenë e sëmurë nga kanceri. Si një e re e guximshme që ka kaluar me sukses këtë sfidë të rëndë, ajo sot u jep zemër fëmijëve dhe të rinjve të sulmuar nga kanceri, shkruan radio24.ch.

Radio 24 dhe pesë stacione të tjera të radios nga Zvicra gjermane takohen më 7 mars 2019 për të mbështetur aksionin “Kinderkrebsförschung Schweiz” (hulumtimi i kancerit të fëmijëve, Zvicër), transmeton albinfo.ch. Nën kulmin e përbashkët “Radio4Help”, këto radiostacione mbështesin studimet për kancerin e fëmijëve dhe me këtë edhe vetë fëmijët e sëmurë nga kanceri. Në këtë kontekst, fëmijët dhe të rinjtë që kanë kaluar me sukses sfidën e rëndë të kancerit rrëfejnë tregimet e tyre dhe mbështesin kështu aksionin.

Në mesin e atyre është edhe Qëndresa Sadriu, e re 24 vjeçare nga Cyrihu. Ajo mbështet aksionin dhe angazhohet aktivisht gjatë kohës së saj të lirë për fëmijët dhe të rinjtë e prekur nga kanceri, transmeton albinfo.ch. Asaj vetë si fëmijë i ishte kumtuar diagnoza e kancerit. Falë “Kinderkrebsförschung Schweiz”, ajo kishte mundur sëmundjen e rëndë.

Në Zvicër për çdo vit  nga kanceri sëmuren deri në 250 fëmijë ndërsa sëmundja më e shpeshtë kanceroze është leukemia. Për shkakun se fëmijët gjatë terapisë së tyre të kancerit duhet të durojnë shumë procedura që shkaktojnë shumë dhimbje fizike e emocionale, këta pacientë të vegjël i mbështet Spitali Universiotar për fëmijë i Zyrihut (Kispi), transmeton albinfo.ch.

Klikoni këtu për VIDEON dhe HISTORINE.

Dy klounë të spitalit i shoqërojnë fëmijët në përditshmërinë e tyre të spitalit për t`ua zbutur frikën nga kanceri.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco