Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pezullohet vendimi i urdhrit të stomatologut: Kush dentist rrit çmimet gjobitet

Pezullohet vendimi i urdhrit të stomatologut: Kush dentist rrit çmimet gjobitet

15:29, 28/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti i Konkurencës pezullon zbatimin e Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, pasi bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” i ndryshuar

Në rast të mos zbatimit parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë.

Si përfundim, bazuar në nenin 44 të Ligjit Nr. 9121/2003, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence,  pasi Vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”,  sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco