Parashikimi i motit/ Ja çfarë kohe do të bëjë ditët e fundit të muajit Janar

Parashikimi i motit/ Ja çfarë kohe do të bëjë ditët e fundit të muajit Janar

23:13, 27/01/2019
A+ Aa A-

Ditët në vijim pritet të kthehen reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë territorin. Sipas meteorologëve, pritet që temperaturat të jenë normale për stinën.

Ja parashikimi sipas MeteoAlb:

MOTI NE VIJIM: Ditët e fundit të janarit vijojnë me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit ndërsa temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.

Edhe muaji shkurt, do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit. Megjithatë, në tërësi muaji shkurt do të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco