Kjo është një çmenduri e vërtetë, shkrihen 3 rrjete sociale

Kjo është një çmenduri e vërtetë, shkrihen 3 rrjete sociale

23:24, 25/01/2019
A+ Aa A-

Facebook planifikon të bashkojë shërbimin e mesazheve të Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger në një të vetëm.

Tre aplikacionet do jenë të pavarur nga njëri-tjetri njësoj si më parë, por do jetë shumë më e lehtë të shkëmbesh mesazhe midis aplikacioneve.

Ideja fillestare është prezantuar nga krijuesi i Facebook për New York Times, si një projekt personal i Mark Zuckerberg.

Puna për integrimin e mesazheve të tre platformave në një ka nisur dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Në përfundim pritet që përdoruesit e Facebook, Instagram dhe WhatsApp të komunikojnë direkt me një tjetër person që përdor vetëm një prej shërbimeve, pa dalë nga aplikacioni.

Pra të komunikosh nga profili i Instagram me një përdorues të WhatsApp. Kjo aktualisht është e pamundur.

Deri tani Facebook nuk ka komunikuar asgjë në lidhje me këtë shërbim, pasi jemi në një skandal të privatësisë online dhe duke vepruar si aplikacione më vete dhe konkurente, bashkimi i funksionit të mesazheve në një do të sillte shumë probleme.

Një bashkëpunim i tillë do të ndikonte pozitivisht për bizneset, pasi do të mjaftonte vetëm një platformë dhe mund të arrini çdo përdorues të një prej aplikacioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco