Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Berberët e Kosovës bëjnë plan si t’ua 'rruajnë' paratë, klientëve

FOTO/ Berberët e Kosovës bëjnë plan si t’ua 'rruajnë' paratë, klientëve

12:09, 22/01/2019 Nga Egzon Dahsyla
A+ Aa A-

Berberët që operojnë në Komunën e Podujevës kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të prerjes së flokëve. Marrëveshjen për rritjen e çmimeve e kanë bërë në një takim të mbajtur në mes të berberëve të kësaj komune.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se në takimin e parë është diskutuar rritja e çmimeve, mirëpo një vendim përfundimtar pritet të merret në një takim të ardhshëm që është paralajmëruar të mbahet para datës 15 shkurt.

Gazeta e ka siguruar edhe listën e re të çmimeve, që tashmë disa prej bizneseve  e kanë përgatitur. Një rritje e tillë e çmimeve, bazuar në një marrëveshje në mes të bizneseve, është e ndaluar me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Berberët kanë refuzuar të flasin para kamerës, por kanë treguar për takimin e mbajtur dhe atë që është diskutuar.

“S’po di si t’jua them, se janë disa organizatorë që e kanë bërë mbledhjen dhe ata mund t’ju tregojnë më mirë. Po më vjen keq, nuk mund të flas unë”, tha ai, duke vazhduar të tregojë se çfarë është diskutuar në takimin e mbajtur me koleget e tjerë. “Ne jemi marrë vesh për rritje të çmimit, por ende nuk është vendosur. Momentalisht e kemi 2 euro prerjen e flokëve, por nëse vendoset, bëhet 3 euro. Ka disa të tjerë që e kanë 1 euro dhe do ta rrisin në 2”, tha një berber, i cili kërkoi të mos citohet me emër.

Gazeta ka folur edhe me berberë të tjerë. “Ne nuk kemi marrë pjesë në mbledhje, nuk e dimë se çfarë është vendosur. Nëse vendoset për rritje të çmimit edhe ne do të biem dakord, por tani për tani nuk mundemi të flasim më shumë”, u përgjigj një berber tjetër.

Një nga berberët që ishte një ndër iniciatorët e mbledhjes, fillimisht pranoi për të folur para kamerës rreth vendimeve që janë marrë në atë mbledhje. Por, ai ndërroi mendjen për t’u prononcuar pas një telefonate që i erdhi.

“Më vjen keq, po nuk mund të deklarohem. Kolegët duhen respektuar, ata kanë kërkuar që të mos flas për mediat derisa të mbahet edhe një mbledhje tjetër. Hajdeni pas 15 shkurtit, se atëherë do të vendoset edhe pastaj mund të flasim për të gjitha gjërat”, thotë ai, duke shfaqur ngurrimin për t’u deklaruar.
Rritjen e çmimit ata e arsyetojnë me ritmin e rritjes së çmimeve në Kosovës për shërbime e produkte tjera.

“Vendim përfundimtar ende  nuk ka, në mbledhje vetëm kemi folur, kur ka diçka përfundimtare mund të flasim. Arsyeja pse dëshirojmë për t;i rrisim çmimet, është se rritur të gjitha Nëse vendoset, atëherë edhe unë duhet t’i rris. Pas 15 shkurtit vendoset”, ka thënë ai, duke kërkuar të mbetet anonim.

Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ndalohet marrëveshja ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, që të  caktojnë çmimin e shitjes apo të shërbimeve.

Gazeta Jeta në Kosovë, ka siguruar edhe një foto të çmimores së re që e kishte vendosur njëra prej bizneseve.

Në vitin 2016, bizneset hoteliere në Ferizaj, në mënyrë të organizuar kishin vendosur për rritjen e çmimit të makiatos nga 50 cent në 70 cent, por që kishte ngjallur reagim të qytetarëve në rrjetet sociale. Por pas interesimit të Autoritetit të Konkurrencës, çmimi i makiatos zbriti përsëri në 50 cent./ Marrë nga Kallxo.com, përshtatur nga Syri.net.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco