VIDEO-FOTO/ Rihapet në Lezhë memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeut

VIDEO-FOTO/ Rihapet në Lezhë memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeut

13:28, 17/01/2019
A+ Aa A-

Pas 8 muajsh nga dita kur nisi inaugurimin, memoriali i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë u rihap.

Bashkia e Lezhës nuk priti ministrinë, por e celebroi vendvarrimin e Heroit me homazhet për 551 vjetorin e vdekjes së tij.

Autoriteti vendore e qytetare u bënë pjesë e ceremonisë së organizuar nga bashkia e Lezhës. Kjo e fundit nëpërmjet nënkryetares  Alfrida Marku bëri të ditur se më 2 Mars edhe Lezha do të vendosë për herë të parë Shtatoren e Gjergj Kastriotit.

Ajo do të vendoset në sheshin me të njëjtin emër ndërsa kërkuan sërish nga qeveria të miratojë kërkesën e bashkisë Lezhë që 2 Marsi, Besëlidhja e Lezhës, ta shpallë festë zyrtare.

Heroi kombëtar është përdorur sërish për të përcjellë mesazhe politikës shqiptare dhe këtë e beri kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Angjelo Masafra duke theksuar se ‘Atdheu duhet të jetë mbi gjithçka dhe të ndihmojnë të rinjtë që masivisht kërkojnë të largohen nga vendi’.

Aktiviteti përkujtimorë ka vijuar në Lezhën e përzgjedhur nga heroi për tu prehur përjetësisht.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco