Bora e dendur dhe temperaturat e ulëta, mbyllen shkollat në disa fshatra në veri

Bora e dendur dhe temperaturat e ulëta, mbyllen shkollat në disa fshatra në veri

16:06, 07/01/2019
A+ Aa A-

Ora e madhe dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit, kanë bërë që disa shkolla në veri të vendit, të mbyllen.

Burime nga Drejtoria e Arsimit të Kukësit bëjnë me dije se temperaturat në - 9 gradë kanë bërë që të merret ky vendim. Probleme ka pasur si në lëvizjen e makinave, ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike të këtyre zonave malore.

“Kjo ka bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mësimor”, u shpreh Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit.

Sipas tij, në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco