‘Na ka ik zari në këtë vend k**i’, i riu gjen letrën dëshpëruese të shqiptarit në portin e Spanjës

‘Na ka ik zari në këtë vend k**i’, i riu gjen letrën dëshpëruese të shqiptarit në portin e Spanjës

19:15, 06/01/2019
A+ Aa A-

Pavarësisht statistikave nga goja e qeverisë, fakti është që çdo vit qindra në mos mijëra të rinj shqiptarë marrin rrugën drejt emigrimit për një jetë më të mirë.

Familjarët i drejtohen kryesisht  Francës dhe Gjermanisë si azilkërkues, ndërsa të rinjtë Britanisë së madhe, konkretisht Anglisë.

Anglia është kthyer për të rinjtë e vendit tonë në “tokën e premtuar”, ku paratë nxirren shpejt edhe pse me një rrezik të madh mbi shpatulla.

E një rrezik më i madh akoma ju kanoset këtyre të rinjve gjatë rrugës për në Britani.

Një rrugë është ajo nga porti i Spanjës, ku presin me ditë të gjata deri sa u vjen rasti për të hipur në ndonjë kamion mallrash ose direkt në tragete.

Ditën e sotme një i ri që po ndjek pikërisht këtë rrugë nga Spanja drejt Anglisë, ka dërguar në JOQ Albania një foto të një letre që e ka gjetur.

Letra i takon datës 27 dhjetor 2018 dhe është gjetur në Bilbao, Zierbena.

Letra lexon:

Na ka ik zari në këtë vend k**i.

Sot është 27 dhjetor dhe ikën anijet e fundit, vari ka**n, do e festojmë vitin e ri në port poshtë çadrave.

Shyqyr që kemi këto tezet dhe vijn e na japin naj gjo të ngrohtë për të ngrënë se s’kemi ku ngrohemi.

P*** s’na e japin se do ishim ngrohë më mirë.

Me pak fjalë këtu jemi si ujqërit në borë, vuajtje q*ja r*bt.

Me respekt shqipet në Spanjë.”

Kometet u takojnë juve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Merce11/01/2019 20:53

    Ne tezet mendojme ne te drejtat e te gjithe personave dhe qe secili duhet te jetoje aty ku deshiron pavaresisht vendit ku ka lindur. E dime situaten e veshtire ne te cilen po jetojne shqipet ne portin e Bilbaos, Zierbena, dhe per kete arsye kemi 20 muaj qe po investojme kohen tone te lire dhe parate e gjepit tone duke u munduar qe te kalojne nje situate me pak te veshtire duke i sjelle te gjitheve cdo dite, tenda, batanije, rroba, kepuce, ushqime dhe pije te ngrohte, duke i ndihmuar me problemet ligjore,... vetem ne kembim te respektit. Pillin e sjellim te rehatuar nga shtepia jone! Respekt per shqipet e Zierbenes qe respektojne tezet baske.

    Shto koment

    Denonco