Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Moti, një tjetër masë ajrore nga Arktiku i i afrohet Shqipërisë Amantia, Vlorë.

Moti, një tjetër masë ajrore nga Arktiku i i afrohet Shqipërisë

06:48, 06/01/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një tjetër impuls i masave ajrore me origjinë Arktike të cilat në fillimin e javës do ti afrohen territorit të Shqiperisë duke ifluencuar rënie të temperaturave.

Dita e die,l 6 janar 2019 , moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe Jug të vendit. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,0  – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -8/2°C 
Zonat e  ulëta           -2/10°C
Zonat  bregdetare    2/11°C
E Diel 06 Janar 2019
Kosova për  ditën e Diel dt 06 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe  rreshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C  në mëngjes deri në 3°C gradë Celcius në mesditë.
E Hënë 07 Janar 2019

Fillimi i javës dt 07 Janar 2019 vendi ynë do të preket nga rryma ajri shumë të ftohta, moti do të jetë me kthjellime  dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,5  – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -12/-3°C 
Zonat e  ulëta           -4/7°C
Zonat  bregdetare    -1/8°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco