Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja sa javë do mbetet rruga e bllokuar

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja sa javë do mbetet rruga e bllokuar

16:51, 03/01/2019
A+ Aa A-

Në autostradën Tiranë-Durrës të premten nis ndërhyrja për të parandaluar përmbytjet. Për shkak të punimeve te mbikalimi i Kamzës deri tek ai i Kasharit, në të dy drejtimet e lëvizjes, do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve.

Nga ora 5 e mëngjesit e datës 4 Janar dhe dy javët në vijim, autostrada Tiranë-Durrës në segmentin mbikalimi i Kamzës deri tek ai i Kasharit, në të dy drejtimet e lëvizjes, do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon se arsye e bllokimit është nisja e ndërhyrjes me qëllim parandalimin e përmbytjeve. Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes së Bankës Botërore në autostradë është parashikuar të ndërtohen dy tombino. Gjatë kohës së kryerjes së punimeve, trafiku për të gjitha automjetet do të devijohet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor i kërkojnë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rigorozisht sinjalistikën e vendosur dhe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizje, në drejtim të veriut Kamzën dhe në drejtim të jugut Ndroqin ose Elbasanin. Punimet parashikohet të përfundojnë rreth datës 18 Janar, por kjo sipas ARRSH do të varet dhe nga kushtet e motit./abcnews.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco