Diaspora e re e Shqipërisë, 1.6 milionë persona

Diaspora e re e Shqipërisë, 1.6 milionë persona

23:44, 18/12/2018
A+ Aa A-

INSTAT me mbështetjen e Ministrit të Shtetit, publikon për herë të parë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.

Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018.

Sipas të dhënave numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36 % e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtarë për Diasporën.

Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale./ATSH/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco