Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në mbështetje të protestës së studentëve

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në mbështetje të protestës së studentëve

07:00, 14/12/2018
A+ Aa A-

Institucionet që bëhen pjesë e protestës së studentëve sa vijnë edhe shtohen. Nuk janë vetëm institucionet ndërkombëtare ato që kanë dhënë mbështjetjen por e3deh ato fetare.

Së fundmi  Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dhënë mbështetjen e saj për studentët. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thotë se kërkesat e tyre për një arsim cilësor dhe të përballueshëm nga të gjithë janë një gur themeli për shoqërinë tonë.

Deklarata e plotë”

Shprehim respektin tonë për lëvizjen e studentëve, si një shenjë e rëndësishme përgjegjshmërie për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre, si edhe të vendit tonë. Shqetësimet dhe kërkesat e tyre për të pasur një arsimim të përballueshëm financiarisht për të gjithë, me dinjitet dhe me kushte normale është një gur themeli për përparimin e shoqërisë sonë. Pa një rini të mirëarsimuar dhe pa një meritokraci në vlerësimin e tyre nuk mund të ketë një zhvillim normal ekonomik dhe shoqëror. 
Shpresojmë dhe lutemi që qeveria dhe autoritetet përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre”.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco