Harrojeni diellin/ Ky është moti për ditën e enjte

Harrojeni diellin/ Ky është moti për ditën e enjte

23:31, 07/11/2018
A+ Aa A-

Edhe pse ka 1 muaj që vjeshta ka hyrë zyrtarisht, temperaturat nuk e kanë treguar këtë.

Por duket se ditët e fundit, kanë nisur të bien temperaturat.

Por si do të jetë dita e enjte?

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të ketë reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.

Më poshtë parashikimi i motit:

Reshjet

Të enjten priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Temperaturat

Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C

në vendet e ulëta: 13 / 18 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

Era

Të enjten era pritet të fryjë e lehtë.

Të enjten pritet rrezik ‘i moderuar’ vetëm në qarqet Dibër dhe Elbasan. Pjesa tjetër e territorit pritet të ketë rrezik ‘i ulët’ ose ‘s’ka rrezik’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco