Shpërblimet e lindjeve pa paguar, 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin

Shpërblimet e lindjeve pa paguar, 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin

14:11, 19/10/2018
A+ Aa A-

Ndërsa Qeveria publikoi vetëm pak javë më parë nismën më të fundit për nxitjen e lindjeve, e cila parashikon shpërblim prej 40 mijë lekësh për çdo fëmijë, mësohet se aktualisht për 40 mijë lindje nuk është shpërndarë ende shpërblimi që përcakton ligji aktual.

Aktualisht rezulton në rreth 200 milionë lekë, afërsisht 2 milionë dollarë, detyrimi i prapambetur i akumuluar nga mosshpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh që përfiton çdo nënë pasi sjell në jetë fëmijë. Shifra është bërë publike në projektbuxhetin për vitin 2019, shkruan Scan.tv, ku Qeveria parashikon një fond prej 200 milionë lekësh për Ministrinë e Brendshme si detyrime të prapambetura për shpërblimet e lindjes.

Ndërkaq, përmes nismës së Qeverisë për nxitjen e lindjeve, nga 1 janari 2019 u premtua shumëfishim i bonusit për çdo bebe të ardhur në jetë. Fëmija i parë i një çifti do të marrë 40 mijë lekë,  8-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë. Fëmija i dytë do të marrë 80 mijë lekë, 16-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë, ndërsa fëmija i tretë do të marrë 120 mijë lekë,  pra 24 fish i bonusit të sotëm.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco