Nuk e di sa tatim ke për të paguar?! Telefono këtu dhe e mëson në sekondë

Nuk e di sa tatim ke për të paguar?! Telefono këtu dhe e mëson në sekondë

09:07, 14/09/2018
A+ Aa A-

Të gjithë tatimpaguesve, që nga muaji prill i këtij viti, ju është krijuar mundësia të njohin në kohë reale çdo detyrim të papaguar që mund të kenë. Ky është një shërbim që ofrohet nga Qendra e Thirrjeve dhe referuar të dhënave janë rreth 238 tatimpagues, të cilët e kanë përdorur dhe kanë marrë në kohë reale informacionin e kërkuar.

Tatimpaguesit mund ta marrin këtë shërbim vetëm duke telefonuar në numrin e gjelbër pa pagesë  0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve, nga e hëna në të enjte, nga ora 08:30 - 18:00.

Të gjithë tatimpaguesit e interesuar, të cilët do të telefonojnë për të njohur detyrimet e tyre të papaguara në kohë reale, duhet patjetër të disponojnë këto informacione:

Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)
Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)
Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit  (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj. )

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin kërë shërbim, në mënyrë që të jenë sa më të informuar mbi detyrimet e prapambetura që ata kanë. Në çdo moment do të asistohen nga specialistët e Qendrës së Thirrjeve për të marrë informacionin e nevojshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco