Si duhet të silleni kur fëmija i vogël nuk bindet, qan e bërtet pa pushim….

Si duhet të silleni kur fëmija i vogël nuk bindet, qan e bërtet pa pushim….

10:54, 22/07/2018
A+ Aa A-

Kur fëmija qan në mënyrë histerike dhe kërkon diçka, duhet t’i thuhet pikërisht ajo që ai dëshiron ta dëgjojë, këshillon pediatri amerikan, dr. Harvi Karp, autor i librit “Fëmija më i lumtur”.

Qëllimi nuk është që t’i lëshoni pe, por që të komunikoni me metodën e tij, në mënyrë që t’ju kuptojë.

– Përsërisni fjalët të cilat fëmija i përdor, duke shfrytëzuar frazat e shkurtra me përsëritje të mjaftueshme dhe duke reflektuar ndjenjat e tij në tonin e zërit dhe shprehjen e fytyrës, thotë doktori.

Nëse fëmijën e sulmon histeria në shitore për shkak se nuk i keni blerë sheqerkën, do të fillojë të bërtasë “Dua! Dua! Dua sheqerkën!” Dhe ju atëherë përsëritni po ato fjalë me tonin e zërit qetësues: Do sheqerkën. Do sheqerkën. Tani”.

Fëmija histerik në afat prej disa sekondash do të qetësohet dhe do ta shikojë personin e rritur me sy pyetës i cili përsërit problemin e tij.

Vetëm atëherë do të jetë në gjendje t’ju dëgjojë dhe të pranojë sqarimin tuaj përse nuk ka mundësi në atë çast të marrë atë që dëshiron.

Edhe pse qasja e tillë tingëllon çuditshëm, ajo paraqet versionin e metodës së mirë e të arsyeshme të dëgjimit aktiv të cilin të rriturit e përdorin në komunikimin e përditshëm, posaçërisht në rastet problematike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco