Pushimet në fshat, fëmijët pas shkollës detyrohen të punojnë

Pushimet në fshat, fëmijët pas shkollës detyrohen të punojnë

20:23, 21/06/2018
A+ Aa A-

Pas përfundimit të shkollës fëmijët u gëzohen pushimeve. Por ata që jetojnë në fshat nuk kanë fatin e bashkëmoshatarëve të qytetit. Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë gjatë pushimeve të verës dhe ndihmojnë familjen në bujqësi dhe blegtori.

Horgito është një djalë 13 vjeç, ai tregon se çdo ditë nxjerr për të kullotur lopën, të cilën e quan “Molla”, e përveç se kullot “Mollën”, djali punon edhe tokën.

“Punoj me lopatë, shkoj në pishina, lexoj ndonjë libër që e marr në bibliotekën e shkollës”.

Ka edhe Horgito moment lodhje.

“Kur lodhem them ndonjëherë të isha në Tiranë”.

Tek shkolla e Surrelit ka akoma fëmijë, ndërsa Lulzimja punon prej 31 vitesh si edukatore. Ajo është në punë edhe gjatë verës.

“Ka argëtime dhe këtu. Është vend turistik dhe nuk kane ndonjë ndryshim nga qyteti”, shprehet Lulzimja. Top Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco