Edhe në Durrës, pronarët e motorëve të ujit në protestë, kërkojnë leje për të punuar

Edhe në Durrës, pronarët e motorëve të ujit në protestë, kërkojnë leje për të punuar

10:41, 21/06/2018
A+ Aa A-

Pas vlorës edhe në Durrës pronarët e motorëve të ujit ka nisur një protestë. Ata ankohen se nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, edhe pse paguajnë taksat që u këkrohnë në bazë të ligjit.

Pronarët kërkojnë lejet e lundrimit nga Drejtoria e Kufirit, duke theksuar se turistët e huaj duan të përdorin motorët e ujit.

Nuk na lejojnë të ushtrojmë aktivitetin, në një kohë kur paguajmë taksat. Turistët e huaj kërkojnë të përdorin motorët e ujit. Kërkojmë nga Drejtoria e kufirit të na dorëzojë lejet e lundrimit. Janë 8 vendqendeime motorësh uji në bregdetin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco