Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Parashikimi i motit/ Ja në cilat zona parashikohet të bjerë rrebesh shiu

Parashikimi i motit/ Ja në cilat zona parashikohet të bjerë rrebesh shiu

07:17, 24/05/2018
A+ Aa A-

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira paraqiten zonat malore Lindore. Shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës, do të karakterizohet nga mot kryesisht i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të jenë në vlerat e tyre normale klimatike. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco