Prishja e 153 banesave në Shkozë, mister se i kujt është projekti, i bashkisë apo qeverisë

Prishja e 153 banesave në Shkozë, mister se i kujt është projekti, i bashkisë apo qeverisë

17:25, 14/09/2017
A+ Aa A-

Civitas.al raporton se gjatë ditës së sotme është regjistruar një situatë mjaftë interesante që ngjan me një krisje të marrëdhënieve mes Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Siç raporton portali Civitas.al, i gjendur nën trysninë e protestës së banorëve, kryebashkiaku ka urdhëruar “ushtrinë e propagandës” në Bashkinë e Tiranës që të qarkullojë nëpër media lajmin sipas të cilit projekti i rehabilitimit të Lanës është projekt i qeverisë, dhe jo i bashkisë.

Fakti është që në fazën e parë të këtij projekti është planifikuar të shemben 153 shtëpi dhe banorët, në mungesë të dëmshpërblimit të premtuar, do mbeten nën qiell të hapur.

Nga ana tjetër policia ka përdorur forcën për shpërndarjen e protestuesve të cilët prej 4 orësh bllokuan rrugën kryesore, duke mos kursyre deri edhe fëmijë.

Ndërkohë raportohet se tensioni social në zonën e Shkozë vijon të mbetet i lartë, aq sa Erion Veliaj të mendojë t’ia hedhë fajin deri edhe mentorit të tij politik, Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shteti leshit14/09/2017 19:49

ky shtet ka pergjegjes edhe per breshkat e ketij vendi e jo me per njerezit. me leje apo pa leje njerezit kane investuar pasurine e jetes se tyre per te bere nje strehe qe te jetojne si njerez dhe ky shtet nuk ka asnje te drejte tu shembe shtepite popullit te vet sepse do te beje nje investim. investime te beje por me pare te demshperbleje deri me nje cdo pasuri qe shkaterron. edhe ajo qe quhet pa leje ne fakt eshte me leje sepse ky shtet vete i la te ndertojne sepse po te donte nuk linte as mizen te fluturonte e jo me te ndertoheshin me mijera objekte. o politikane doni apo nuk doni , ju pelqen apo nuk ju pelqen ky eshte populli juaj qe zoti i madh ju dha dhe mos mendoni se jeni te fuqishem se do vije dita shume shpejt qe edhe ju te shkoni ne sharre ose ne tufine dhe do i beni pyetjen vetes se cbeme per kete popull? e vodhem , e vrame, e tradhetuam, apo e ndihmuam ne ditet e tij te veshtira. thirrini mendjes o njerez nese jeni akoma njerez dhe mos godisni dhe shkaterroni fukarane se zoti eshte i madh vonon por nuk harron.....

Shto koment

Denonco