I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se SPAK “nuk ka më as alibi dhe as bilanc”, duke e akuzuar se ka dështuar të godasë pastrimin e parave dhe krimin transnacional.
Sipas tij, raportet dhe paralajmërimet ndërkombëtare për këto fenomene nuk janë shoqëruar me veprime konkrete nga Prokuroria e Posaçme. Bushkolaj tha se mungesa e hetimeve ka ndikuar negativisht në ekonomi, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe për moshetimin e rënies së euros, tenderëve publikë, PPP-ve dhe çështjeve të tjera që, sipas tij, lidhen me pastrimin e parave.
Gazetari shtoi se për këtë arsye protestuesit kanë nisur t’i kërkojnë llogari edhe SPAK-ut, pasi, sipas tij, institucioni nuk ka dhënë rezultatet e pritshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Bushkolaj:
Jo, nuk ka, nuk ka më asnjë alibi. Për fat të keq, SPAK-u jo që nuk ka më alibi, por nuk ka as bilanc. Ne i kemi ezauruar bilancet e SPAK-ut herë pas here. Tani, për të mbetur pak te raporti, duhet të kemi parasysh që ky raport vjen pas paralajmërimeve të herëpashershme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë të paktën 27 reagime vetëm në rrjetin social Facebook, që kanë dy elementë kyç: krimin transnacional që përmendet në raport dhe pastrimin e parave. Tani, kush preket nga krimi transnacional dhe nga pastrimi i parave? Preket sipërmarrja. Dhe prandaj ftohen investitorët amerikanë që të kenë kujdes për investimet në Shqipëri, se mund të përfundojnë me fatin e Faad Mitrit, se në fund të ditës ka qenë edhe shtetas amerikan ndër të tjera përveç se libanez.Ne kemi një ekonomi të kriminalizuar deri në palcë dhe puna e SPAK-ut... pra, ne vetëm imagjinojmë që goditjet e SPAK-ut që vijnë falë dosjeve të partnerëve nuk kanë dhënë asnjë ndikim pozitiv në ekonomi.
Pra, sa më shumë godet SPAK-u, aq më shumë bie euro. Sa më shumë godet SPAK-u, aq më shumë bie euro. Në kushte normale do duhej të ishte e kundërta. Ne nuk kemi sot një përgjigje se si ka mundësi SPAK-u, institucioni që pretendohet të paktën sipas sondazheve që ka besueshmërinë më të madhe të shqiptarëve, deri tani nuk ka një hetim, qoftë edhe me iniciativë për këtë. Për rënien dramatike të euros, del guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe kërkon imunitet. SPAK-ut kjo do duhej t'i bënte përshtypje, se SPAK-u ka eksperiencën e mikrokredive, se çfarë ndodhi, se si nën hundën e Bankës së Shqipërisë ndodhi një fenomen zhvatjeje me shqiptarët.
E njëjta gjë po ndodh edhe me euron dhe Banka e Shqipërisë nuk operon e vetme, Banka e Shqipërisë operon me Kadastrën, operon me qeverinë, se janë në një linjë. Pra është e pashpjegueshme se si kryeministri, ministri i financave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kadastra, shoqatat e turizmit mendojnë të gjithë njëlloj dhe kanë një koordinim si grup i strukturuar kriminal për t'i shërbyer pastrimit të parave. Prandaj shënjestra e protestuesve tani është SPAK-u... Këto kanë qenë një grup të rinjsh. Ka ditë, ne që shkojmë në protestë, ka ditë që shohim se si narrativa e protestuesve po i drejtohet edhe SPAK-ut. Dhe pse ndodh kjo është e thjeshtë fare, është ajo që kemi thënë në këtë studio. Nëse SPAK do kishte punuar me efiçencë, minimalisht do kishte parandaluar gjakderdhjen financiare. Gjë që vijon! Pra, tenderat miliona euro vijojnë të justifikohen, del ministrja dhe justifikon 25 milionë euro kilometri për rrugën Milot-Balldren. Tenderat miliona euro vijojnë për PPP-të, pavarësisht se paratë e PPP-ve në fund të ditës dalin që përzihen me kullat e krimit të organizuar dhe nuk ka lëvizje nga SPAK-u. Për inceneratorët vijojnë... nuk kemi kthim parash në buxhetin e shtetit. Nuk kemi dëm, pra ne nuk kemi rishpërndarje. Këto thonë është rritur buxheti, por ky buxhet nuk po shpërndahet në mënyrë të drejtë. Janë përfituesit kryesorë një pjesë e qeverisë, një pjesë e grupeve të strukturuara kriminale. Rast konkret, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale dhe pse janë nën sekuestro vijojnë të marrin tendera, qoftë nga AKSHI, qoftë nga institucionet më të rëndësishme.
Tani këtu për fat të keq... për fat të keq deri tani bilanci i Klodian Brahos, është edhe më poshtë se bilanci i Arta Markut. Se të gjithë e mbajmë mend se si u zgjodh në një emergjencë kryeprokurorja Arta Marku, kur digjej parlamenti. Është një bilanc shumë i dobët dhe kjo është arsyeja pse prej ditësh edhe protestuesit kanë filluar që të kërkojnë llogari ndaj SPAK-ut. Pse? Se ka qenë në dallim nga gjithë institucionet e tjera të reformës në drejtësi, SPAK-u është parë gjithmonë si një ishull i veçuar që ka pasur mbështetje qytetare deri në një masë të caktuar. Po ka diçka, janë intelektualët, janë gazetarët të cilët prej kohësh e kanë ngritur alarmin, se në fund të ditës ekonomistët, gazetarët dhe juristët po e kuptojnë përpara qytetarëve se çfarë ndodh me ato dosjet dhe nuk ka asnjë lëvizje.
Tani çfarë ndodh? Janë disa dosje që janë sensitive. Çështja e Albanian FILES është një çështje që është denoncuar në vijimësi për gjatë 5 viteve, pra nuk jemi marrë sot e nesër me këtë. Kemi 5 vite që denoncohet. Çështja e pastrimit të parave, çështja e call center-ave. Dhe këtu jemi përballë një miksimi, pra paratë e tenderave, paratë e call center-ave dhe paratë e drogës, këtu janë miksuar dhe janë kanalizuar në një drejtim të vetëm. Dhe çfarë ka bërë SPAK-u? Kjo ka ndodhur gjatë kohës që SPAK ka qenë në funksion. Se ne flasim për "Rilindje", po SPAK-u ka lindur në 2019-ën dhe ka qenë aty. Prandaj vjen edhe ky raporti që është sinjali i parë, është një mesazh për SPAK-un. Pra mesazhet nuk kanë munguar dhe ne... e di çfarë ndodh? Kemi pasur për çështjen e krimit të organizuar... si ka mundësi SPAK-u nuk ngriti një Task Forcë? Pra ne kemi pasur një Task Forcë të OFL-së për të evidentuar pasuritë e krimit të organizuar.Kjo është... ky është krahasimi që bëhet, që SPAK po e trajton krimin e organizuar transnacional siç trajtoi krimin zgjedhor. Dhe prandaj jemi në këto kushte.
© SYRI.net