Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar përmes një videoje mungesën e masave të sigurisë në kantierin e bypass-it të ri në aksin Sarandë–Himarë.
Sipas pamjeve, në segmentin ku po kryhen punimet ka gurë mbi rrugë, shkëmbinj që rrezikojnë të shemben, mungesë të sinjalistikës dhe masave mbrojtëse për drejtuesit e mjeteve.
Zhupa thekson se kjo situatë vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe turistëve që kalojnë çdo ditë në një nga akset më të rëndësishme turistike të jugut, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe vendosPostimijen e standardeve minimale të sigurisë.
Statusi i Ina Zhupës:
Rruga e re e bypass-it në aksin Sarandë–Himarë po ndërtohet pa masat minimale të sigurisë.
Gurë të rënë në rrugë, shkëmbinj që rrezikojnë të shemben në çdo moment, makineri që punojnë pa asnjë shenjë dalluese, tabelë sinjalizuese. Kjo është mënyra se si priten qytetaret shqiptar dhe të huaj në një nga akset më të rëndësishme të jugut.
Siguria e qytetarëve dhe turistëve nuk mund të lihet në dorë të fatit. Çdo ditë që kalon pa ndërhyrje është një rrezik i shtuar për aksidente.
Kjo video tregon realitetin. Siguria është zero!
© SYRI.net