SYRI TV/ PD denoncon mega-aferën: Berisha e Këlliçi çojnë në SPAK dosjen, Olsi Rama pas licencës së kazinosë te 'Air Albania'

16:31, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncuan mega-aferën e përfshirjes së Olsi Ramës në biznesin e lojrave të fatit, Call Centerave dhe Kazibnove. Nga selia blu, Berisha e Këlliçi pulikuan dokumentet që faktojnë lidhjen e Olsi Ramës dhe njerëzve pas tij me licencën e kazinosë tek kulla “Air Albania”. Jo vetëm kaq, por institucionet shtetëre u vunë në radhë për të firmosur transaksionet për këtë aferë, ndërsa pjesë e skandalit është edhe abuzimi me pronat apo pastrimi i parave. Denoncimi do të dorëzohet në SPAK, pasi sipas kryedemokratit, ky skandal kryqëzon përfundimisht vëllanë e Ramës dhe enturazhin e tij.

SYRI TV

Partia Demokratika ka denoncuar përfshirjen e Olsi Ramës në biznesin e kazinove dhe lojërave të fatit. Nëpërmjet një conference për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nënkryetari, Belind Këlliçi thanë se licenca për kazinonë tek Air Albania është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe pas saj fshihet Olsi Rama.

Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për të gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve. I pangopur! E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri. Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania. Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa. Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës.

Teksa u shprehën se të gjitha dhënat e publikuara por dhe të tjera do t’i dorëzohen Prokurorisë së Posaçme, Berisha dhe Këlliçi thanë se ky kallëzim me shumë mundësi do të ketë fatin si të dosjes së Xibrakës.  

Sigurisht që dosja do të dorëzohet në Skap dhe pa dyshim do ketë fatin e Xibrakës ku Olsi Ramës u faktua si eksponent kryesor i grupit të Xibrakës u faktua se po në këtë kontekst bëri mashtrim publik pasi deklaroi pas denoncimit të zotit Bardhi dhe denoncimeve të mia të dokumenteve të kompjuterit për kalimin e kufirit me makinën e grupit të drogës Por ky denoncim i sotëm është një kontribut i jashtëzakonshëm që shqiptarët të kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, me çfarë klani të rrezikshëm, çfarë familje të rrezikshme kanë në krye të qeverisë.

Kur flitet për Edi Ramën, SPAK-u bën veshët e shurdhër, sytë nuk i shohin dhe nuk arrin të perceptojë apo të kuptojë dhe shpjegojë qoftë edhe veprat penale më të thjeshta që ne mundemi t'i gjejmë thjeshtësisht online apo në QKB. Ne do të bëjmë detyrën tonë siç kemi bërë në të gjitha aferat që ka denoncuar sot Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë nuk di t'ju them se sa do të mund ta mbrojë edhe këtë radhë Prokuroria e Posaçme Edi Ramën, se po flitet për Edi Ramën.

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat denoncoi dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve të enjten para parlamentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco